LAJMI I FUNDIT:

Vizaton profile identike fytyrash, me të dy duart në të njëjtën kohë – në tabelën prapa krahëve (Video)

Vizaton profile identike fytyrash, me të dy duart në të njëjtën kohë – në tabelën prapa krahëve (Video)

Mundësinë e të punuarit me të dy duart në të njëjtën kohë, ky njeri nga Bengalore e Indisë, e ka ngritur në një nivel edhe më të lart.

I kthyer me shpinë nga një tabelë, ai mbanë nga një shkumës në të dy duart dhe nisë të vizatojë diçka prapa krahëve, transmeton Telegrafi.


Fillimisht duken vetëm vija të pa definuara, por më vonë nisin të marrin formë dy profile. Me vazhdimin e vizatimeve, kompletohen edhe fytyrat identike që duket po shikohen drejt në sy, ndërsa kanë edhe vathë rrethorë.

Gjatë tërë kohës, artisti duket se është shumë i tensionuar, ndërsa nuk dihet nëse ky është punimi i vetëm që mund ta bëjë, apo ka edhe punime tjera që i kryen në këtë formë. /Telegrafi/