LAJMI I FUNDIT:

Vizat: S’ka ende për Kosovën, ka për Ukrainën

Vizat: S’ka ende për Kosovën, ka për Ukrainën

Në Kosovë liberalizimi i vizave mbetet ndër temat kryesore, por Kosova nuk po përmendet shumë këto ditë në Bruksel gjatë diskutimeve të shumta për liberalizimin e vizave.

Sa i përket udhëtimit pa viza, këto ditë në Bruksel tema kryesore janë Turqia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan sot Koha Ditore.


Nëse diçka nuk ndryshon ndërkohë, sado paradoksale që duket, BE-ja do të mund t’i heqë vizat për shtetasit e Turqisë dhe të Ukrainës dhe të vendosë regjimin e vizave për shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe një herë Kosova u la në harresë të mërkurën, kur Komisioni Evropian edhe formalisht mori vendim për propozimin legjislativ për heqjen e vizave për shtetasit e Ukrainës.

Ky vendim i Komisionit u mor katër muaj pasi Komisioni Evropian kishte konstatuar se Ukraina i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe tash me këtë, sa i përket Ukrainës, Komisioni ka mbaruar pjesën e tij të punës dhe procedura ka kaluar në duart e Këshillit dhe të Parlamentit Evropian.

Spekulimet se Kosova mund të përfitojë dhe e për të, të jepet propozimi për liberalizimin e vizave në të njëjtën kohë me Ukrainën, tash për tash nuk dolën të sakta.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori