LAJMI I FUNDIT:

“Viti i Skënderbeut” dhe statuja e keqe në Bruksel…

“Viti i Skënderbeut” dhe statuja e keqe në Bruksel…
Ilustrim

Gjovalin Kola

Ndër personalitetet e huaja që kanë statujë në Bruksel është edhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në piedestalin e saj është shkruar ky kushtim: “Heroit kombëtar, udhëheqësit të lavdishëm të shqiptarëve, mbrojtësit të atdheut dhe të civilizimit evropian, me rastin e pesëqind vjetorit të vdekjes. Me mirënjohje të thellë, nga emigrantët shqiptarë në botën e lirë.”


E realizuar në vitin 1968, kur Bashkimi Evropian kishte vetëm gjashtë vendet themeluese, kjo vepër kishte edhe një kuptim simbolik. Pavarësisht pasojave të historisë së largët dhe izolimit nga regjimi komunist, ajo linte të hapur rrugën që edhe shqiptarët t’i bashkoheshin Evropës në një të ardhme të afërt.

Pra, statuja shpreh, në njëfarë mënyre, të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Aty shqiptarët bëjnë fotografi, mitingje, koncerte, takime përvjetorësh, pavarësisht përkatësive të ndryshme fetare, politike, origjinës, moshës etj.

Megjithatë, në sytë e tyre, kjo skulpturë nuk është në lartësinë e përfytyrimit të tyre për heroin. Piktorë e njohës të artit mendojnë se kjo vepër nuk i përmbush vlerat e duhura estetike. Edhe vizitorit të zakonshëm i bie në sy shpata që është e barabartë me trupin e shtatores! E ngritur me nxitim e me mjete të pamjaftueshme, e sabotuar në prapaskenë nga Ambasada e Shqipërisë komuniste, në Paris, si një “vepër e tradhtarëve dhe armiqve të popullit”, ajo nuk i përmbush vlerat e një vepre të denjë artistike. Për këtë arsye, komuniteti shqiptar në Belgjikë ka dashur ta zëvendësojë këtë statujë me një bust, ose me një tjetër statujë me më të bukur e më domethënëse.

Shoqata e individë të ndryshëm janë treguar të gatshëm të ndihmojnë për një gjë të tillë. Kjo përpjekje u shoqërua para 4-5 vjetësh me suksesin e parë, atë të lejes administrative. Në emër të bashkisë së Schaerbeek-ut, shefi i marrëdhënieve evropiane, Etienne Noel, qe shprehur se do të ndihmonte që ky ndryshim të realizohej. Madje, ai propozoi që në statujën e re, në vend të kushtimit ekzistues, të vihej shprehja e njohur që i atribuohet Skënderbeut, gjithmonë aktuale, sipas tij: “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu, në mesin tuaj.”

Por, ky projekt nuk u realizua asnjëherë. Gjatë vizitave të tyre në Bruksel, pas rënies së komunizmit e këndej, asnjë President, Kryeministër apo ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk ka shkuar në sheshin Prévost-Delaunay, pranë parkut Josaphat, në Schaerbeek, për të parë gjendjen e statujës së Skënderbeut dhe për të marrë përsipër restaurimin apo zëvendësimin e saj. Ajo ka mbetur po në gjendjen e vitit të largët 1968…

A do të kujtohet njeri për këtë statujë në këtë vit jubilar?! Apo do të përdoret emri i tij, edhe kësaj radhe, për qëllime thjesht politike e elektorale?!

Në editorialin e tij për të përditshmen Tema, më 28 nëntor, “që Skënderbeu të mos bëhet heroi që na prish me Perëndimin”, gazetari dhe analisti i njohur, Mero Baze, tërheq vëmendjen që ky përkujtim të mos kthehet në një fushatë për të demonstruar nacionalizmin shqiptar. Siç dihet, deklaratat dhe manovrat “nacionaliste” të liderëve shqiptarë, të djathtë apo të majtë, janë kritikuar ashpër nga Brukseli zyrtar. BE refuzon prerazi të tilla manifestime që dëmtojnë marrëdhëniet me vendet fqinje dhe shqetësojnë partnerët ndërkombëtarë. Këtë e tregoi edhe qëndrimi ndaj politikanëve nacionalistë të Katalonjës, në Spanjë. Kështu që, në vend të një kalkulimi të gabuar për të nxjerrë përfitime politike edhe nga ky jubile, ky vit i Skënderbeut është mirë të shërbejë, siç shkruan Baze, që “të bëjmë detyrat që na ka lënë Evropa, të plotësojmë standardet e anëtarësimit”, për të çelur negociatat me BE-në brenda 2018-s.

Në trend

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Kalo në kategori