LAJMI I FUNDIT:

Violeta Haxholli nga KDI: Vështirë që Serbia të lëvizë drejt njohjes së Kosovës

Violeta Haxholli nga KDI: Vështirë që Serbia të lëvizë drejt njohjes së Kosovës

Raportet Kosovë- Serbi dhe procesi i dialogut ka shumë kohë që janë zhvilluar me hapa të ngadaltë. Ky takim dhe ftesa e kancelarit gjerman Olaf Scholz tregon angazhimin e Gjermanisë dhe një përpjekje për t’i dhënë një dinamikë të re këtij procesi. Kështu ka thënë Violeta Haxholli nga KDI e ftuar në emisionin ‘Imazhi i ditës’ në RTK.

Ajo tha se ka kohë që është tentuar për një takim me kryeministrin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq .

“Tani kur ka përfunduar procesi zgjedhor në Serbi dhe Vuçiqit i është konfirmuar legjitimiteti dhe tani kemi dy shtete që janë legjitimuar nga procesi zgjedhor dhe janë krijuar kushtet që procesi  i dialogut të vazhdojë në të gjitha konditat e përcaktuara demokratike. Ndonëse qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë janë diametralisht të kundërta, sidomos të përfaqësuesve të Serbisë që nuk janë të gatshëm të lëvizin drejtë njohjes së Kosovës”, tha ajo në RTK.

Haxholli tha se edhe sot kancelari gjerman Olaf Scholz tha se qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.”Tani çdo herë e më shumë po përmendet njohja si qëllim final i marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.

Ajo tha se shumë shtete të BE-së, mendojnë se njohja është zgjedhja e çështjes së problemeve të Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi pak pesimist lidhur me mundësinë që Serbia të lëvizë përpara drejtë njohjes së Kosovës, prandaj edhe shihet e vështirë një marrëveshje e tillë ku epilogu do të ishte njohja e Serbisë për Kosovën”, shprehet Haxholli.

Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, ajo tha se situata gjeopolitike ka ndikim në këtë pjesë duke ditur afërsinë e Serbisë me shtetin rus .

“BE ka mundësi t’i bëjë më shumë presion Serbisë që t’i mbyll kapitujt. Në anën tjetër Kosova nuk e bllokon  procesin e dialogut. Kur vjen fjala te kompromiset e reja duhet të jetë vështirë që Kosova të bëj një kompromis . Janë arritur 35 marrëveshje, ndërsa  nëse kërkohet një kompromis i ri eventual është e vështirë që të arrihet kjo marrëveshje. Kosova çfarë mund të bejë është që të tregohet konstruktive në takimet për dialog”, tha Haxholli .

Ajo beson që Serbisë do t’i kërkohet edhe një qëndrim që të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe të jetë më konstruktive ne raport me Kosovën .

“Unë besoj sa i përket kësaj situate në agresionin ndaj Ukrainës, Kosova është rreshtuar mirë”, nënvizoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori