LAJMI I FUNDIT:

Vinicius: Luaj në ekipin më të mirë në botë

Vinicius: Luaj në ekipin më të mirë në botë
Vinicius Junior (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vinicius Junior është plot besim tek vetja dhe skuadra, ai është i lumtur me paraqitjet dhe nuk i frikësohet asgjëje që mund t’i sjellë e ardhmja.

Braziliani ka thënë se është i lumtur nën urdhrat e Santiago Solarit dhe është i gatshëm të luajë ku dëshiron tekniku argjentinas.


“Ajo që po vjen nuk më frikëson. Po luaj për Real Madridin, ekipin më të mirë në botë. Nuk kam frikë nga asgjë”.

Vinicius Junior gjatë ndeshjes kundër Deportivo Alaves (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Do të luaj kudo që trajneri dëshiron, do bëjë çdo gjë për të ndihmuar skuadrën. Djathtas, majtas, në mes, do vazhdoj të punoj që të fitoj me Madridin”, ka thënë Vinicius.

Ndeshja e ardhshme e Relit është në Kupën e Mbretit të mërkurën ndaj Barcelonës, pastaj në fundjavë në La Liga kundër Atletico Madridit.

Vinicius Jr: Dua të luaj me Neymarin, te Real Madridi ose Brazili
Lexo po ashtu Vinicius Jr: Dua të luaj me Neymarin, te Real Madridi ose Brazili

Pas këtyre dy ndeshjeve të vështira, është radha për atë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit.

18-vjeçari ka shënuar katër gola në 20 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon deri më tani. /Telegrafi/