Vendimi i CAS për të reduktuar dënimin e Michel Platini solli edhe vendimin e këtij të fundit për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të UEFA-s në Kongresin e ardhshëm që do të mbajë ky institucion.
Kjo do të thotë se në qeverinë e futbollit europian do të ketë zgjedhje të reja për të përcaktuar kreun e ri të saj. Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar do të vendosë kandidaturën e tij për këtë post, lajm ky që bëhet i ditur nga e përditshmja “AS”.
Vetë UEFA ka bërë të ditur se më 18 maj në Bazel do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të saj për të përcaktuar hapat e mëtejshëm dhe këtu përfshihet edhe programi për zhvillimin e Kongresit Zgjedhor të Jashtëzakonshëm.
Ky Kongres Zgjedhor, ku Villar duket se do të jetë kandidatura e vetme për president, pritet të mbahet në fillim të muajit qershor, vetëm pak ditë përpara fillimit të Evropianit të Francës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi
UEFA vendos për stadiumet ku do të luhen finalet e tre garave në vitin 2026
Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251