LAJMI I FUNDIT:

Vildane Zeneli në studion e hiteve në Prishtinë, synon t’i hyjë muzikës? (Foto)

Vildane Zeneli në studion e hiteve në Prishtinë, synon t’i hyjë muzikës? (Foto)

Modelja e njohur Vildane Zeneli këto ditë ka vizituar Kosovën.

Përmes disa imazheve të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se ka qëndruar në Prishtinë.


Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo ka vizituar studion e hiteve “RedBox Entertainment” së bashku me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Vildane Zeneli kishte thënë shumë vite më parë se do t’i futej muzikës, e ndërsa prania e saj në këtë studio muzikore u pa si indikacion që Vildania po mendon të futet në këtë rrugë.

Modelja Zeneli është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, kjo falë pozave atraktive dhe imazheve ‘të nxehta’ që publikon.

Vildane Zeneli

Kujtojmë këtu që jo të pakta kanë qenë modelet shqiptare që i janë futur rrugës së këndimit, përmendim Morena Tarakun, Drenusha Latifin etj. /Telegrafi/