LAJMI I FUNDIT:

Vikendi me mjegull mund të shkaktojë telashe me fluturime

Vikendi me mjegull mund të shkaktojë telashe me fluturime

Gjatë këtij vikendi, mund të ketë vonesa apo shtyrje të fluturimeve në orët e mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar”, për shkak të mjegullës e cila parashihet nga Departamenti Meteorologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).

“Sonte gjatë natës pritet të ketë mjegull e cila do të vazhdojë deri ditën e nesërme në orët e mëngjesit, ndërsa dukshmëria do të jetë kryesisht e vogël, me përmirësim gjatë ditës. Gjithashtu, mjegull pritet të ketë edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës së ditës së diel, ku edhe do të zgjas deri në orët e mëngjesit”, ka theksuar Fetah Krasniqi nga kjo agjenci.


Sipas tij, ditëve në vijim pritet të ketë mot kryesisht të vranët, kurse gjatë fundit të javës pritet të ketë reshje të lehta të borës.

“Temperaturat në ditët në vijim pritet të jenë maksimalja nga 0°C deri 2 °C gjatë ditës dhe gjatë natës të arrij minimalja nga -7°C deri në -10°C”, ka potencuar Fetah Krasniqi.

Sipas të dhënave të Departamentit Meteorologjik në ASHNA, mjegulla mund të shkaktojë telashe në zhvillimin normal të fluturimeve kryesisht në orët e mëngjesit në ditët e vikendit.

Vetëm gjatë vitit 2016 në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror(ASHNA) janë realizuar mbi 20 mijë operime. Andaj duke pas parasysh numrin kaq të madh të fluturimeve brenda një viti, sipas zyrtarit për media, Driton Ujkani, moti i ligë, siç janë mjegulla, erërat e forta apo edhe moti me të reshura të mëdha të borës, paraqesin vështirësi në realizimin e operimeve në orare të paracaktuara.

“Kjo është arsyeja pse anulohen fluturimet”, tha ai. /KP/

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori