LAJMI I FUNDIT:

Vijon beteja me flakët në Shqipëri

Vijon beteja me flakët në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes raporton se në 24 orët e fundit janë raportuar 26 vatra nga veriu në jug të vendit.

Aktualisht janë 6 vatra aktive ku po punohet nga terreni nga forcat operacionale me mbështetjen edhe të Forcave të Armatosura: Në fshatin Velçan, në pyllin me dru “Mare”, bashkia Berat.Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe. Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh.


Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.

Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri në fshatin Leminot, Bashkia Maliq.

Ndërsa 20 vatra të tjera janë izoluar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 435 efektivë zjarrfikës dhe forca të Armatosura, 46 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter, njofton tvklan.