LAJMI I FUNDIT:

Vidhet vetura në pikë të ditës në Kodrën e Trimave, gjithçka filmohet nga kamerat

Vidhet vetura në pikë të ditës në Kodrën e Trimave, gjithçka filmohet nga kamerat

Në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë sot rreth orës 15:00 është vjedhur një veturë, të cilën pronari e kishte parkuar pranë trotuarit, e rasti është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Telegrafin rastin e vjedhjes së  veturës në Lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.


“Me datë 10.06.2020 rreth orës 15:10 në Rr.Fahri Fazliu në Prishtinë është raportuar një rast “Vjedhje e Automjetit”. Dyshohet se automjeti i ankuesit me targa vendore ka qenë i parkuar për kohë të shkurtër në një parking të një lokali dhe derisa ankuesi ka kryer shërbimin në lokal, personi/a i dyshuar ka hyrë në automjetin e tij dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, për Telegrafin.

Sipas Hoxhës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet në drejtim të zbardhjes së rastit.

“Policia e Kosovës ka dalë në lokacion dhe njësitet kompetente janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha.

I tërë rasti është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur pronari i vetirës e parkon atë, ndërsa pas pak castesh paraqitet një person i panjohur, i cili hyn në automjet dhe e drejton atë duke ikur në drejtim të panjohur.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori