Vidhen pajisje teknologjike në Zonën Industriale në Prishtinë

100:"Masked burglar with torch and crowbar breaking and entering into a house - shot with dramatic motion 24:"Getty Images/iStockphoto

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Zonën Industriale në Prishtinë.
Policia njofton se persona të panjohur kanë vjedhur një sasi të madhe të pajisjeve teknologjike, transmeton Telegrafi.
"Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë natës persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij dhe prej aty kanë vjedhur një sasi të madhe të pajisjeve teknologjike", thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































