LAJMI I FUNDIT:

Videot, “lufta” e LVV-së me partitë opozitare

Videot, “lufta” e LVV-së me partitë opozitare

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon e dytë të saj përmes së cilës, përmendeshin figura politike për të cilat, LVV thoshte se përfituan terminale në këmbim të votave. Të njëjtit kanë treguar opinionet e tyre lidhur me videon e LVV-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar gjatë ditës një video në të cilën akuzoheshin disa persona që sipas tyre përfituan terminale në këmbim të votave gjatë qeverive të kaluara. Për këtë kanë reaguar Sami Lushtaku e Isa Mustafa, të cilët këtë video e kanë quajtur të pavërtetë.

Kjo ngjarje që ndodhi javën e kaluar në Durrës, po prezantohet si një e arritur e madhe e qeverisë së Albin Kurti.

Por, brenda kësaj video-je të gjatë 2 minuta e nëntë sekonda, Lëvizja Vetëvendosje është kujdesur që ti “godas” kundërshtarët e tyre politikë.

Të parën që kanë shënjestruar aty është ish-deputetja e PDK-së, Margarita Kadriu.

Por, nuk janë ndalur me kaq. Këtu janë renditur edhe disa personazhe të tjera të cilët sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kanë përfituar nga terminalet doganore.

Sipas kësaj përmbajtjes së kësaj videoje të lansuar nga Lëvizja Vetëvendosje, këta persona kanë përfituar 37 milionë euro brenda një viti ndërsa brenda 10 vjetësh, ata kanë përfituar 370 milionë euro.

Në videon e publikuar së fundmi por edhe atë paraprake, theksohet shpërfaqja në masë të madhe e Sami Lushtakut, një eksponenti i fuqishëm i PDK-së nga Drenica.

Lushtaku, që është edhe nënkryetar i Skënderajt në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka thënë se ai nuk ka lidhje me terminal, ndërsa hedh akuza në drejtim të Albin Kurtit.

“Me terminal nuk kam lidhje. Janë shpifje të ulëta të Albin Kurtit. Ai e ka nis një fushat kundër meje por edhe Serbia e patë nis një fushatë të tillë për 10 vjet karshi meje por s’ka pas çka të bëj, e Abin Kurti mas pakti mund të bëj. Nuk më bënë përshtypje çfarë publikon LVV. Unë kam prit prej qeverisë së Kurtoviqit që ka me fillua me i prezantuar punimet që i ka fillu dhe i ka përfundu, ky i qet fotografit tona. Këto foto i kom parë vetëm në kohën e Millosheviqit kur në jemi dënu më nga 20 vite nga pushteti i Serbisë”, ka thënë Lushtaku nga radhët e PDK-së.

Në këtë video është shfaqur edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa dhe djali i tij.

Ndërkohë, edhe Isa Mustafa ka dhënë një përgjigje për RTV Dukagjinin, rreth këtyre pretendimeve.

Gjithë këto ai i quan gënjeshtra të partisë në pushtet.

“Interevropa është kompani sllovene, për të cilën unë nuk kam autorizim të jap deklarata.  Ndryshe, po gënjen partia në pushtet se është pronë e djemve të mi”, ka deklaruar ai.

Videoja e Lëvizjes Vetëvendosje më tutje ka renditur ato që i konsideron suksese. Ndërsa publikimin e këtyre videove po e justifikon deputeti i partisë në pushtet, Enver Dugolli.

“Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka publikuar edhe punët e mira që i kanë realizuar por edhe ato të këqijat që janë bërë. Kjo video e fundit flet se si Qeveria i ka kthyer terminalët në funksion të publikut dhe jo më si dikur që shteti ka humbur shumë para. Nuk është e tepërt që këto video të përsëriten por janë të domosdoshme dhe të ngrihen në këmbë edhe prokuroria”, ka deklaruar Dugolli.

Partia që e udhëheqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më tre tetor kishte publikuar edhe një video tjetër në të cilën fliste për shkatërruesit e shtetit që sipas tyre, nuk duan ta shohin Kosovën mirë e të njëjtit, për 20 vite kanë qeverisur vendin./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori