LAJMI I FUNDIT:

Videoja dramatike nga Italia që po bën xhiron e botës, nëna me foshnjën qëndron në ujë – qytetarët notojnë dhe luftojnë për ta shpëtuar

Videoja dramatike nga Italia që po bën xhiron e botës, nëna me foshnjën qëndron në ujë – qytetarët notojnë dhe luftojnë për ta shpëtuar

Situata në pjesët e përmbytura të Italisë është ende dramatike, veçanërisht në rajonin Emilia-Romagna, ku një valë e madhe përmbytjeje ka përfshirë Cezena, pas vërshimit të lumit Savio që përmbyti rrugët.

Shumë njerëz u ngjitën në çatitë dhe pjesët më të larta të shtëpive, por disa mbetën të mbërthyer në hyrjet e tyre, transmeton Telegrafi.


Në mesin e tyre është edhe një nënë me një vajzë të vogël, e cila ka thirrur në ndihmë pasi nuk ka mundur të dalë nga hyrja, pasi uji në atë pjesë të rrugës ka qenë mbi një metër.

Disa persona janë hedhur në ujë dhe kanë arritur t’i shpëtojnë, siç shihet edhe në videon nga rrjetet sociale. Uji ishte deri në bel, e në disa vende edhe më lart.

Kur fqinjët panë një grua të pafuqishme me një fëmijë që thërriste për ndihmë, ata vrapuan nëpër ujë dhe disa madje notuan përtej rrugës.

Ata arritën te gruaja dhe një burrë e mori foshnjën nga krahët e gruas dhe e vuri mbi supe. Nëna e saj e ndoqi atë. Në atë moment, uji ishte pothuajse deri në supet e tyre. Foshnja u soll në vend të sigurt dhe njerëzit e ndihmuan gruan e frikësuar të depërtonte ujin.

Sipas raportit të fundit, të paktën tetë persona kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin verior të Italisë, Emilia Romagna, thanë sot autoritetet, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori