LAJMI I FUNDIT:

Video-lojërat dhe fëmijët tuaj: A duhet t’i lejoni fëmijët ta shpenzojnë kohën në këto lojëra

Video-lojërat dhe fëmijët tuaj: A duhet t’i lejoni fëmijët ta shpenzojnë kohën në këto lojëra

Siç duket prindërit e kanë gabim. Video-lojërat ndoshta nuk janë aq të dëmshme për shëndetin.

Në fakt, shumë shkencëtarë thonë se video-lojërat jua përmirësojnë jetën në shumë aspekte.


Telegrafi më poshtë ju sjell studime të panumërta akademike që tregojnë se luajtja e video-lojërave ka shumë përfitime fizike dhe psikologjike.

‘Mario’ është si steroid për trupin tuaj
Për të kuptuar më mirë se si video-lojërat ndikojnë në tru, hulumtuesit gjermanë kishin kryer një sërë eksperimentesh në vitin 2017. Ata iu kishin kërkuar 23 të rriturve të luajnë lojën “Super Mario 64” për 30 minuta në ditë për një periudhë kohore prej dy muajsh. Një grup tjetër nuk kishte luajtur video-lojëra fare.

Pas ekzaminimit të turinjve të dy grupeve me ndihmën e një pajisje MRI, ata kishin zbuluar se grupi i video-lojërave kishte pasur rritje në materien gri të trurit në hipokampusin e djathtë, në pjesën e djathtë të korteksit të përparmë dhe në tru të vogël – të gjitha këto zona të trurit që janë përgjegjëse për navigimin hapësinor, formimin e kujtimeve, planifikimin strategjik dhe aftësi të mira motorike në duar.

Shkencëtarët gjermanë besojnë se video-lojërat mundet të përdoren edhe si terapi për pacientët me çrregullime mendore të cilat i shkaktojnë regjionet e trurit të tkurren apo ndryshohen.

‘Starcraft’ ju bën më të mençur

Në gusht të vitit 2017, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se video-lojërat e caktuara, në veçanti ato strategjike si ‘Starcraft’, e rrisin fleksibilitetin e trurit te lojtarët, ndërkaq shkencëtarët këtë e kanë përshkruar si zbulim i mahnitshëm i inteligjencës njerëzore.

Video-lojërat e zvogëlojnë procesin e plakjes

Luajtja e lojërave të trurit për vetëm dy orë në javë ndihmon në ngadalësimin e proceseve të plakjes – thonë shkencëtarët e Iowas. Çfarëdo loje që të jetë, por që kërkon energji mendore dhe aftësi për t’i luajtur ato, sjell efekte të mahnitshme në trurin e çdo njeriu.

Mbani mend se truri është sikur muskujt – aq më shumë që e ushtroni, aq më i fortë bëhet.

‘Call Of Duty’ e përmirëson shikimin

Sipas Universitetit të Rochesterit, vrasja e djemve të këqij në video-lojëra mundet që në mënyrë të befasuar t’ju jap shikim më të mirë.

Në vitin 2009, pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kishin konstatuar se lojtarët e ‘Call of Duty’ kishin pasur përmirësime në rritjen e funksionit kontrast të ndjeshmërisë apo në aftësinë dallimit të ndryshimeve delikate në shkëlqimin e një imazhi.

P.sh., kjo do të thotë se lojtarët e ‘Call of Duty’ janë më të mirë në detyrat e caktuara, si vozitja e veturës gjatë natës. /Telegrafi/