LAJMI I FUNDIT:

Video-loja e re FIFA 23 pritet të përfshijë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra

Video-loja e re FIFA 23 pritet të përfshijë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra

Kompania amerikane e video-lojërave EA SPORTS, pritet të lansoj video-lojën e re FIFA 23, më vonë këtë vit.

FIFA ndryshe e njohur edhe si(FIFA Soccer , FIFA Football ose EA Sports FIFA ) është një seri video-lojërash futbolli të zhvilluara dhe publikuara çdo vit nga Electronic Arts, nën etiketën EA Sports.


E listuar në rekordet botërore të “Guinness” si ekskluziviteti më i shitur i video lojërave sportive në botë, seria e FIFA-s ka shitur mbi 325 milionë kopje që nga viti 2021.

Video-loja e re FIFA 23, pritet të lansohet më 30 shtator të vitit 2022, ku për herë të parë lojtarët do të mund të luajnë kundër njëri tjetrit nga paisjet PC, Xbox dhe Playstation.

Sipas Xfire ,FIFA 23 do të përmbajë Kupat e Botës për meshkuj dhe femra, me EA duke zgjeruar partneritetin e saj të licencimit në të gjitha ligat kryesore për të drejtuar dhe ndërtuar një përvojë të vetme të FIFA që bashkon meshkujt dhe femrat.

Hyrja e këtij viti në seri mund të jetë e fundit që mban emrin e FIFA-s, pasi në tetor të vitit të kaluar EA SPORTS deklaroi publikisht se po konsideronte riemërtimin e video-lojës.

Sipas publikuesit të lajmeve DonkTrading, loja më e re FIFA23 do të jetë falas për tu luajtur, edhe pse nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga EA SPORTS. /Telegrafi/

https://twitter.com/DonkTrading/status/1416497756747796480