LAJMI I FUNDIT:

Vidal i pakënaqur te Barcelona

Vidal i pakënaqur te Barcelona
Arturo Vidal (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Arturo Vidal nuk është i kënaqur me kohën që po kalon te gjigant spanjoll, Barcelona.

Mesfushori kilian erdhi në verë nga Bayern Munichu për një çmim rreth 30 milionë euro, në një garë që Barcelona e fitoi ndaj Interit.


Megjithatë, nuk po shkon gjithçka mirë për Vidalin në këta muajt e parë në Cam Nou.

Vidal: Dua Ligën e Kampionëve me Barçën - me VAR, Bayerni do t'i kishte dy trofe evropianë më shumë    
Lexo po ashtu Vidal: Dua Ligën e Kampionëve me Barçën - me VAR, Bayerni do t'i kishte dy trofe evropianë më shumë    

Sipas gazetës katalunase Sport, Vidal është i pakënaqur me rolin e tij në Barcelonë

Arturo Vidal (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kiliani pritej të fillonte ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamin, por u la në stol nga trajneri.

Ernesto Valverde vendosi të startojë me mesfushorin brazilian Arthur dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Vidalit.

Valverde e mirëpret Vidalin: Është një luftëtar, do ta pasurojë ekipin tonë
Lexo po ashtu Valverde e mirëpret Vidalin: Është një luftëtar, do ta pasurojë ekipin tonë

Vidal ka të bëjë edhe me një dëmtim të vazhdueshëm në gju, por ndjen se lëndimi nuk duhet ta mbajë atë jashtë formacionit të Barcelonës.

30-vjeçari frustrimin e tij me vendimet e Valverdes e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/