LAJMI I FUNDIT:

Veturat e ardhshme elektrike të BMW do të kenë karikim të dyanshëm

Veturat e ardhshme elektrike të BMW do të kenë karikim të dyanshëm

Neue Klasse do të jetë platforma e shumëpritur dedikuar veturave elektrike të BMW.

Bëhet e ditur se seria e re e BMW-së, e cila do të debutojë vitin e ardhshëm me një SUV të ri, po vjen me një veçori të dobishme që prodhuesit e tjerë të automjeteve e kanë pasur prej vitesh.


Seria e re do të mbështesë karikimin e dyanshëm i cili do të jetë standard për modelet e bazuara në Neue Klasse.

Kjo nënkupton se përveç që do të mund ta karikoni veturën tuaj ju edhe do të mund ta përdorni energjinë e saj për karikimin e pajisjeve të tjera si biçikletave elektrike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

BMW vlerëson se shpejtësia e karikimit do të rritet për 30 për qind, ndërsa dendësia e energjisë do të rritet për 20 për qind.

Marka gjermane synon të vendosë karikimin e dyanshëm në tre faza, duke filluar me Vehicle to Home.

Ndryshe, pas debutimit të iX3 dhe i3, BMW synon të prezantojë edhe të paktën katër modele të tjera deri në vitin 2028. /Telegrafi/