Vetura zyrtare parkohet në vend të gabuar në Prishtinë


Një veturë zyrtare ka shkelur rregullat e komunikacionit duke u parkuar në vend të gabuar.
Sipas fotografisë që ka arritur në redaksinë e Telegrafit, rasti ka ndodhur në afërsi te Parku i Qytetit në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Vlen të ceket, se kohëve të fundit Policia po dënon shoferët edhe në bazë të fotografive që po u dërgojnë qytetarët, e po ashtu janë duke kontrolluar shoferët edhe me dron.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në gashtë muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve në komunikacion, ku 50 qytetarë kanë humbur jetën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































