LAJMI I FUNDIT:

Vetura që mund të shfrytëzojë energji bërthamore (Foto)

Vetura që mund të shfrytëzojë energji bërthamore (Foto)

Audi Mesarthim F-Tron është një koncept, i cili mund të hap portat për centralet bërthamore të së ardhmes. Emri Mesarthim i referohet sistemit Mesarthim në yjësinë e Deshve.

Ende nuk janë konfirmuar specifikat e fuqisë së këtij koncepti, por duhet theksuar se ky është një hap i madh emocionues në burime të reja të energjisë, transmeton Koha.net. Ky koncept nuk është koncepti zyrtar i dizajnuar nga kompania Audi, por i një dizajnerit të pavarur rus, Grigory Gorin. Ai thotë se koncepti Mesarthim F-Tron është dizajnuar që të “tërheqë vëmendjen ndaj fuzionit bërthamor dhe mundësinë për ta përdorur si një burim të sigurt dhe ekologjik të energjisë”.

Energjia bërthamore është e njohur si një metodë efikase për prodhimin e energjisë dhe dizajneri i F-Tron thotë se ky koncept implementon fuqi të pakufizuar dhe ndikon pak apo fare në mjedis, ndërsa shfrytëzon proceset amë brenda veturës, gjegjësisht, fuzionin nuklear.

Siç thekson Gorin, procesi i fuzionit bërthamor krijon një sasi shumë të madhe të energjisë nga pothuajse asgjë. Qëllimi i kompanisë së tij është shfrytëzimi i fuqisë së një reaksioni të fuzionit bërthamor në një mjedis të mbyllur, dinamik siç është vetura.

Planet e dizajnit të këtij koncepti shfaqin një motor mesatar në një super-veturë, me injeksionin reaktor e plazma dhe me burimet e fuqisë me voltazh të lartë të vendosura prapa shoferit dhe pasagjerit, të ngjashme me disa super-vetura ekzotike.

Thënë më thjesht, reaksioni rezultues krijon avull, i cili vë në lëvizje një turbinë që mbush një gjenerator me kapacitet të lartë, transmeton Koha.net. Pastaj, gjeneratori furnizon me energji baterinë, e cila gjendet në pjesën e përparme të veturës. Rryma pastaj transferohet në motorët elektrikë të cilët janë të vendosur në të katër rrotat e konceptit Mesarthim F-Tron.

Koncepti F-Tron është një veturë e teknologjisë së lartë me një “trup solid” të printuar në 3D i cili përbëhet nga metali shumë i fortë, i përforcuar nga polimeret. F-Tron vjen edhe me sistemin për kontroll të shasisë “Magnetic Hydro-Dynamic”, i vendosur nën trupin e veturës, i cili mund të krijojë forcë shtytëse dhe mund të menaxhojë lëvizjet e shasisë gjatë vozitjes së “ashpër”.

Dizajneri Grigory Gorin nuk ka treguar asgjë në lidhje me atë se nëse ky koncept do të realizohet në të vërtetë.