LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një kalë në Raushiq të Pejës, lëndohet shoferi

Vetura godet një kalë në Raushiq të Pejës, lëndohet shoferi
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku mes një veture dhe një kalë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Raushiq të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


Rugova ka thënë se shoferi ka pësuar lëndime kurse kali ka ngordhur.

“Sot rreth orës 02:30 në fshatin Raushiq të Pejës, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur mes veture dhe një kalē. Deri te aksidenti ka ardhë pasi kafsha pa mbikëqyrje nga askush është goditur nga vetura, duke e kaluar rrugën. Kafsha ka ngordhur dhe vozitësi ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova. /Telegrafi/