Pronarët e veturave elektrike i kanë parë veturat e tyre teksa përfshiheshin nga zjarri pasi që u mbuluan nga uji gjatë Uraganit Ian, ndërsa një zyrtar i lartë nga shteti i Florida paralajmëroi se do të duhen disa orë për ta shuar zjarrin.
NY Post raporton se teksa Florida po e merr veten nga stuhia e Kategorisë 4 e cila arriti kontaktin me token gjatë javës së kaluar, punëtorët e emergjencave u përballen me shkatërrime të tjera nga veturat elektrike të cilat u nxorën nga uji pas vërshimeve të mëdha dhe më vonë u përfshinë nga zjarri, shkroi në Twitter Jimmy Patronis, zyrtar kryesor financiar i Floridës dhe mareshal i shërbimit shtetëror të zjarrfikësve, përcjell Telegrafi.
“Ka një numër shumë të madh të veturave elektrike të dëmtuara nga Ian” tha ai duke shtuar se “teksa bateritë e këtyre gërryhen nga uji, ato shkaktojnë zjarr”.
“Kjo është një sfidë e re me të cilën zjarrfikësit tanë nuk janë përballur më herët. Të paktën në një shkallë të tillë”, vazhdoi ai shkrimin e tij.
Në tweet-in e tij, Patronis kishte bashkangjitur një video të zjarrfikësve të Distrikti i Shpëtimit nga Zjarri North Collier në Naples ku ata shihen duke e shuar zjarrin nga një veturë elektrike, teksa një kalimtar dëgjohet duke thënë se janë nevojitur mijëra litra ujë për ta shuar atë.
“Nevojiten ushtrime speciale dhe dijeni mbi veturat elektrike për t’u siguruar se këto zjarre shihen shpejtë dhe në mënyrë të sigurt”, përfundoi shkrimin e tij Patronis. /Telegrafi/
There’s a ton of EVs disabled from Ian. As those batteries corrode, fires start. That’s a new challenge that our firefighters haven’t faced before. At least on this kind of scale. #HurricaneIan pic.twitter.com/WsErgA6evO
— Jimmy Patronis (@JimmyPatronis) October 6, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Cilat janë veturat më të shitura në botë?
Mercedes-Benz lider i Premium klasës në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'