LAJMI I FUNDIT:

Vetura del nga rruga në Dibër, humb jetën 30-vjeçari

Vetura del nga rruga në Dibër, humb jetën 30-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mesditën e së hënës në aksin Maqellarë-Peshkopi. Një automjet tip pasat humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, duke përfunduar në një arë.

Për pasojë drejtuesi i mjetit, Edison Hamzaj 30 vjeç humbi jetën në vend ngjarje, ndërsa tre persona të tjerë që udhëtonin me të njëjtin automjet: Albert, Denis dhe Premtim Hamzaj, të moshave nga 21 deri në 27 vjeç u plagosën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Dibrës, jashtë rrezikut për jetën

Lidhur me këtë aksident një grupi hetimor po heton për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dyshimet e para janë se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Edison Hamzaj është viktima e parë nga aksidentet rrugore për vitin 2022, ndërsa në 3 ditët e para u regjistruan dhe 9 ngjarje të tjera rrugore me 11 të plagosur.

Aksidenti i parë për këtë vit u shënua me 1 janar në Elbasan, ndërsa me 2 janar u regjistruan edhe 5 aksidente të tjera rrugore, ku si pasojë u lënduan 8 qytetarë.

Në 3 janar, krahas aksidentit tragjik në Peshkopi, u shënuan edhe dy aksidente të tjera në Bulqizë.

Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori