LAJMI I FUNDIT:

“I vetmi që më vjen në mendje” – Sir Alex Ferguson zbulon lojtarin që do të dëshironte ta merrte te Manchester United

“I vetmi që më vjen në mendje” – Sir Alex Ferguson zbulon lojtarin që do të dëshironte ta merrte te Manchester United

Sir Alex Ferguson ka zbuluar se mos nënshkrimi me Paul Gascoigne është një nga keqardhjet e tij më të mëdha në kohën sa drejtonte Manchester Unitedin.

Trajneri legjendar pretendon se ish ylli i Tottenham do të kishte qenë perfekt për ekipin e tij.


Paul Gascoigne ishte një objektiv i Manchester United, por Tottenham kishte arritur një marrëveshje para se “Djajtë e Kuq” të flisnin me të. Klubi londinez nënshkroi me të, duke i blerë edhe një shtëpi nënës dhe babait të mesfushorit.

“Në realitet, duhet ta them, i vetmi që më vjen gjithmonë në mendje dhe ai është Gascoigne. Ai ishte absolutisht fantastik. Mendoj se nëse do ta kishim, ai do të kisha pasur një karrierë të madhe, me të vërtetë po”.

Ndërsa fliste për faqen zyrtare të Manchester United, Ferguson konfirmoi se mos nënshkrimi me Paul Gascoigne ishte një nga keqardhjet e tij më të mëdha.

Kjo nuk është hera e parë që Sir Alex Ferguson flet për Paul Gascoigne. Në fillim të këtij viti, ndërsa fliste me SPORTbible , ish-menaxheri i Manchester United sqaroi se si ata humbën mesfushorin e Tottenham.

“Gascoigne, pa dyshim. Unë mendoj se ai ishte lojtari më i mirë anglez që nga Bobby Charlton. Unë mendoj se ai ishte një lojtar fantastik. Fatkeqësisht, ne nuk e morëm atë dhe mendoj se, duke shikuar prapa tani, ai bëri një gabim të madh. Ai e pranoi vite më vonë”, deklaroi skocezi.

Tutje Ferguson shpjegoi se si anglezi iu iku nga duart: “Ai ishte i pabesueshëm dhe unë i thashë [ish -kryetarit të Manchester United] Martin Edëards gjatë rrugës për në shtëpi: ‘Nënshkruani me këtë djalë. Telefononi atij të hënën.’ Dhe në atë kohë, ai kishte bërë tashmë një marrëveshje me Tottenhamin, e që ishte vërtet për të ardhur keq. Ky ishte një zhgënjim sepse ai pranoi të nënshkruante dhe Tottenhami i kishte blerë nënës dhe babait të tij një shtëpi”, përfundon ai.

Paul Gascoigne pastaj nuk kishte shumë sukses te Tottenham, ndërsa Manchester United u kthye në klubin që dominoi për dekada në Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori