LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje në Ditën Botërore të Librit: Gjendja alarmante

Vetëvendosje në Ditën Botërore të Librit: Gjendja alarmante

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me gjendjen alarmante të librit në Kosovë, duke kërkuar rritjen e buxhetit për librin.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, në një konferencë për media të mbajtur në Ditën Botërore të Librit tha se edhe rezultatet e mëparshme të testit PISA janë pasqyrë e gjendjes aktuale.


Ai ka ngritur shqetësimet lidhur me numrin e vogël të librave që posedojnë bibliotekat e Kosovës, prej më pak se 2 milionë sosh, e që sipas tij i bie se ka më pak se një libër për kokë banori. Derisa ka theksuar se shpenzimet për librin janë zero.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës deklaron se fondi i gjithëmbarshëm i librave në Kosovë, është 1 milionë e 793 mijë libra. Kjo i bie më pak se një libër për kokë banori në Kosovë dhe këtë relacion besoni se nuk e gjeni askund në botë. Biblioteka kombëtare deklaron t’i ketë në fondin e vet diku 2 milionë tituj, nuk është fjala për libra por për tituj ku futen dokumente të ndryshme, revista shkencore, gazetat, pra 2 milionë tituj, por që nuk janë libra. Pra mund ta merrni me mend si është gjendja në nivel komunal, ku në krejt Kosovën kemi nja 108 biblioteka ku prej tyre 13 janë në Prishtinë, 11 janë në Gjilan dhe tjerat janë të shpërndara nëpër komunat tjera, por mund ta merrni me mend cili është fondi i librave në biblioteka dhe cili është përditësimi”, tha ai.

Kurteshi bëri të ditur se numri i frekuentuesve të bibliotekave të qytetit është më i vogël se 100. Ndërsa duke folur për gjendjen e bibliotekave, ai tha se ka një mori arsyesh që janë për tu brengosur, pasi që bibliotekat në Kosovë nuk ofrojnë as ambient të përshtatshëm për lexim.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori