LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit

Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklarimeve të tij të fundit lidhur me çështjen e të pagjeturve.

Deputeti i këtij subjekti, Liburn Aliu në një konferencë për media, tha se deklarimet e Selmanajt janë të papranueshme.


“Deklarimet dhe qëndrimet e muajve të fundit të Driton Selmanajt, kulmuan me një deklaratë të tij në një televizion lidhur me çështjet dhe diskutimet në interpelancën për të pagjeturit të rrëmbyer dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Një qëndrim i tillë është i papranueshëm, së pari nga pikëpamje morale, së dyti sepse është mungesë e thellë ndaj viktimave dhe familjarëve, dhe së treti dëmton pozicionin e Kosovës kudo”, tha Aliu.

Ai shtoi se me këtë qeveri kanë kontest në Gjykatën Kushtetuese, por qëndrimet e Driton Selmanajt janë përtej raporteve të tyre për formimin e kësaj qeverie.

“Çështja e personave të pagjetur nuk është çështje e një subjekti politik, apo individi, por është dhimbje që prek të gjithë qytetarët e këtij vendi. Në këtë pikë nuk mund të ketë tolerancë. Qytetarët me të drejtë janë fyer e lënduar nga këto qëndrime pikërisht kur vazhdojnë negociatat me Serbinë”, tha Aliu.

Aliu shtoi se çdo ditë që kalon pa marrë masa për largimin e Driton Selmanajt është dëmtim dhe fyerje për viktimat e krimeve të Serbisë në Kosovë.

“I njëjti nuk është i mirëseardhur në Kuvend. Presim që sa më parë të shkarkohet nga pozicioni që e mbanë”, tha Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori