Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të lirohet nga paraburgimi Sadri Ramabaja, anëtar i kësaj lëvizje.
Ata kanë theksuar se në një kohë kur vetë sistemi i drejtësisë po flet sipas tyre, për krizën në të cilën ndodhet nga ndërhyrjet politike të pushtetit dhe jo vetëm, sot bëhen gjashtë muaj nga kur veprimtarit politik dhe profesorit, Sadri Ramabaja i është ngritur aktakuzë dhe vazhdon të mbahet në paraburgim pa fakte e prova, por vetëm mbi supozime e trillime”, thotë Vetëvendosje.
Në kërkesën e VV-së thuhet se duhet të ndalen arrestimet dhe mbajtjet e padrejta nëpër burgje të Kosovës, arrestime me prapavijë politike.
“Nuk duhen përsëritur veprimet e regjimeve të mëhershme, por duhen mbrojtur interesat e qytetarit, e të lartësohen mundi dhe veprimtaria e gjeneratës së Ukshin Hotit”, thuhet në këtë letër
Më poshtë mund ta lexoni shkrimi e plotë të Vetëvendosjes:
Të lirohet nga paraburgimi Sadri Ramabaja
Në një kohë kur vetë sistemi i drejtësisë po flet për krizën në të cilën ndodhet nga ndërhyrjet politike të pushtetit dhe jo vetëm, sot bëhen gjashtë muaj nga kur veprimtarit politik dhe profesorit, Sadri Ramabaja i është ngritur aktakuzë dhe vazhdon të mbahet në paraburgim pa fakte e prova, por vetëm mbi supozime e trillime.
Pikërisht se nuk ka prova ndaj Sadri Ramabajës, paraburgimi i tij po zgjatet duke zëvendësuar dënimin. Mbajtja e Sadri Ramabajës në paraburgim duhet të marrë fund. Ai ishte asambleist i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe është ligjërues fakulteti. Burgimi i padrejtë e ndan nga aktiviteti, ligjëratat dhe studentët e tij.
Sadri Ramabaja që në fillimet e veprimtarisë së tij ka shkruar gjithnjë duke pasur për qëllim atdhedashurinë. Puna e tij reflekton angazhim të pastër për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Për të njëjtat bindje që u arrestua dekada më parë nga regjimi serb, e me të njëjtat akuza të rrejshme, ai po mbahet i arrestuar edhe sot, por këtë herë nga shteti për të cilin ai veproi gjithë jetën.
Duhet të ndalen arrestimet dhe mbajtjet e padrejta nëpër burgje të Kosovës, arrestime me prapavijë politike. Nuk duhen përsëritur veprimet e regjimeve të mëhershme, por duhen mbrojtur interesat e qytetarit, e të lartësohen mundi dhe veprimtaria e gjeneratës së Ukshin Hotit.
Gjyqësia e kontrolluar nga politika, ku kryeprokurori i përgjithshëm diskuton jozyrtarisht aktakuzën me Kryetarin e Kuvendit, e Kryeministri i përcakton afate për hetime dhe obligon prokurorin që të dorëzoj raport në Qeveri, ndërsa politikanë të akuzuar për krim të organizuar në rastin “Toka” lirohen, nuk është gjyqësi e pavarur por gjueti ndaj të pafajshmëve e oponetëve, kurse mundësi për të korruptuarit e kriminelet me lidhje në pushtet.
Andaj, kërkojmë lirimin nga mbajtja peng padrejtësisht të veprimtarit dhe profesorit Sadri Ramabaja nga një sistem i kapur nga pushteti e i diskretituar tashmë edhe nga brenda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'