Kandidati i nominuar për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike, parti këto që kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për krijimin e Qeverisë së re.
Ai e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, si subjektin e dytë të dalë nga zgjedhjet, që të diskutojë për formimin e Qeverisë, ndonëse kjo e dyta ka dalë me qëndrimin se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë e ardhshme. Nisur nga e drejta kushtetuese që i jep, koalicionit PAN, si fituese i zgjedhjeve, të drejtën për formimin e Qeverisë, Haradinaj ka ftuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe dhe subjektet tjera joserbe që të bisedojnë dhe në afatin, sipas tij, sa më të shkurtë kohorë të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Për të martën, Haradinaj ka ftuar në takime të ndara kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Haradinaj, gjatë një takimi me media, ka thënë se u ka propozuar liderëve të partive politike që t’i zhvillojnë takimet në Kuvendin e Kosovës.
“Kam shkruar letra dhe u kam dërguar sot Lëvizjes Vetëvendosje, koalicionit që ka garuar me LDK-në, Listës Serbe, komuniteteve joserbe, me qëllim që deri sot një javë të mund ta mbajmë seancën konstituive (të Kuvendit) dhe pas seancës konstituive, menjëherë ta mbajmë edhe seancën për formimin e Qeverisë, pra për votimin e Qeverisë. Si i nominuar, përparësi i jap një koalicioni sa më të gjerë me subjekte politike, duke u bërë thirrje të sinqertë deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që ta përkrahin Qeverinë që ua propozojmë”, tha Haradinaj.
Por, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, duke komentuar ftesën nga zoti Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky i fundit nuk mund të bëj thirrje për konstituim të Kuvendit, për shkak se ai ende është vetëm një nga tre kandidatët për kryeministër, të nominuar nga subjektet e ndryshme politike. Ndërkaq, lidhur me ftesën e Haradinajt për formimin e Qeverisë së re, Pantina thekson se nuk ekziston arsye që Lëvizja Vetëvendosje t’i përgjigjet kësaj ftese.
“Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk është mbledhur, nuk e ka shqyrtuar një kërkesë të tillë. Megjithatë, ne e kemi kandidatin tonë dhe nuk e shoh të arsyeshme që ne t’i përgjigjemi thirrjes së zotit Haradinaj. Ne do të presim që zoti Haradinaj, nëse do të jetë i mandatuar nga Presidenti, ta konsumojë të drejtën e tij për të tentuar ta bëj Qeverinë dhe menjëherë pas kësaj, radha do të na kalojë ne. Në fakt, ne tashmë kemi filluar bisedimet me LDK-në, që bashkërisht të bashkëqeverisim në katër vjetët e ardhshëm”, thekson Pantina.
Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar se ka pranuar një letër prej kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.
Ftesën e Haradinajt për takim, në mënyrë të prerë e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të shkojë në një takim të tillë.
“Jo, sepse nuk kemi fare nevojë për takime të tilla. Ne si LDK jemi deklaruar qartë edhe si koalicion, se nuk do të hyjmë në asnjë marrëveshje tani me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata e kanë të drejtën, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që të procedojnë. Ne presim që ata t’i kryejnë të gjitha proceset demokratike që duhet t’i bëjnë. Grupi jonë parlamentar, përkatësisht deputetët e koalicionit tonë, do të marrin pjesë në mbledhjen konstituive dhe Kuvendi do të marrë vendim meritor”, tha Mustafa.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është hapur rruga që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.
Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në rast se zoti Haradinaj, dështon t’i marrë mbi gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, atëherë procedura përsëritet brenda dhjetë ditësh. Hera e dytë, mbetet në diskrecionin e Presidentit që të vendosë se kujt do t’ia jap mandatin, pa kufizimin që mandatin t’ia japë partisë së dytë apo të tretë, varësisht nga subjekti politik, i cili ia dëshmon Presidentit se ka numrin e nevojshëm të votave për ta zgjedhur Qeverinë, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë