LAJMI I FUNDIT:

Kjo është përmbajtja e letrave që Haradinaj u dërgoi sot Mustafës e Ymerit (Dokument)

Kjo është përmbajtja e letrave që Haradinaj u dërgoi sot Mustafës e Ymerit (Dokument)

Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj, në letrën që u ka shkruar kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, dhe atij të VV-së, Visar Ymeri, u bënë atyre ftesë për takim të përbashkët për të diskutuar mes vete pikëpamjet për ndërtim të Qeverisë së re.

Në letrat e siguruara nga Gazeta Express, dërguar dy drejtuesve të partive që dolën pas koalicionit PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, kreu i AAK-së pohon se diskutimi i përbashkët për çështjet me rendësi nacionale duhet të krijohet në praktikë bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të demokracisë së brendshme në Kosovë.


Për ftesat në fjalë, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së AAK’së, ta zhvilluar të hënën rreth mesditës, që i parapriu një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie.

Megjithatë, pak pasi pranoi ftesën, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i është përgjigjur negativisht ftesës së Haradinajt, duke përsëritur qëndrimin e partisë që ai drejton se nuk hyjnë assesi në një koalicion ku bënë pjesë edhe PDK-ja.

Nga VV dhe kryetari i saj Visar Ymeri, Haradinaj ende nuk ka marrë përgjigje, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, të dy letrat e Ramush Haradinajt, për të dy udhëheqësit e partive, LDK e VV, kanë përmbajtjen e njëjtë. Një ftesë të ngjashme, kreu i AAK-së pohoi se i ka dërguar edhe Listës Srpska.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori