Mos-formimi i një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe paralajmërimet se Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, kanë bërë që ish-ushtarët e UÇK-së të organizohen për protestë. Për këto dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës sot mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.
Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i ka thënë KosovaPress-it se nëse ekzekutivi nuk u përgjigjet ankesave të protestuesve, atëherë do të diskutohet për protesta të radhës, për të cilat tha se mund të mos kalojnë të qeta.
Përmes telefonit, Qeriqi ka bërë të ditur se organizimi i sotëm është një paralajmërim për Qeverinë, pra një protestë paqësore që pritet të zgjasë një orë.
“Protestojmë rreth padrejtësive që po na behën. Kemi marrë vesh se Qeveria po mundohet të zvogëlojë pensionet e veteranëve. Kemi pas disa takime me kryeministrin Isa Mustafa, ish-zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, dhe ministrin e Punës, Arban Abrashi. Isa Mustafa në muajin shkurt na pati premtuar se do të formohet një komisioni mjekësor që do të mirret me një pjesë të invalidëve që nuk po e gëzojnë të drejtën për pension, por një gjë e ti llë nuk ka ndodhur”, tha Qeriqi.
Ai bëri të ditur se do të ngrisin zërin edhe për fryrje të listave dhe padrejtësi të tjera që po i bëhen kësaj kategorie.
Qeriqi tha se nëse nuk mirren parasysh kërkesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së, atëherë mënyra e protestës do të ndryshojë.
Ish-luftëtarët e UÇK-së sot mblidhen para Qeverisë së Kosovës në orën 12:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër