LAJMI I FUNDIT:

Vetëplagoset me armën e shërbimit polici 50-vjeçar në Tiranë

Vetëplagoset me armën e shërbimit polici 50-vjeçar në Tiranë

Një polic 50-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit, ndërsa ndodhej në banesën e tij në Tiranë.

Ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.


Një grup hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

“Më datë 14 dhjetor 2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., punonjës policie, në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. 50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka bërë të ditur policia shqiptare. /tch