LAJMI I FUNDIT:

Vetëm me zhvillim ekonomik Kosova edhe Shqipëria sigurojnë stabilitetin sociopolitik

Vetëm me zhvillim ekonomik Kosova edhe Shqipëria sigurojnë stabilitetin sociopolitik

Vetëm me zhvillim ekonomik Kosova dhe Shqipëria mund të sigurojë stabilitetin social dhe politik, të kenë sukses në integrimet evropian dhe të ndryshojnë imazhin, ka vlerësuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në konferencën e përbashkët për media me nënkryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Arben Shkodra.

Gërxhaliu tha se Forumi Ekonomik Kosovë Shqipëri i cili mbahet nesër në Prizren organizohet me rastin e 120 vjetorit te themelimit te Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe 55 vjetorin e themelimit te Odes Ekonomike te Kosovës dhe me dëshire për te avancuar bashkëpunimin ekonomik ne mes te Kosovës dhe Shqipërisë.

Vlen te theksohet se interesimi për këtë Forum është më i madh se kurdo herë deri më tash , presim që të janë më tepër se 100 kompani nga dy vendet, kompanitë prodhuese, tregtare dhe shërbyese. Në të njëjtën kohë me qëllim që të njihen me problemet me të cilat ballafaqohen bizneset e dy vendeve në takim marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve relevante të dy shteteve si janë Doganat, Administratat Tatimore dhe Agjencitë e Ushqimit dhe Veterinës.

“Është me të vërtetë koha kur marrëdhëniet ekonomike në mes të dy pjesëve të një populli të ndarë të marrin kaheje konkrete, ku do të flasim me indikator dhe efekte pozitive. Raportet politike janë të shkëlqyeshme, kontributi i Shqipërisë për Kosovën është vështirë ti falënderohemi, por është koha kur ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe një shtytje e cila i forcojnë këto raporte”, tha kryetari Gërxhaliu.

Bashkëpunimi ekonomik është ardhmëria e të dy shteteve tha kryetari Gërxhaliu dhe theksoi se të dy shtetet janë duke u përballuar me dy armiq të përbashkët – niveli i ultë i rritjes ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë.

Ai tha se ekonomitë e dy vendeve nuk duhet shikuar si konkurrente në mes veti, por përkundrazi si ekonomi komplementare dhe se me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik do të realizohen planet dhe aspiratat tona.

Arben Shkodra, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka vlerësuar se marrëdhëniet politike dhe diplomatike në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera, të tilla janë edhe marrëdhëniet në mes të dy Odave.

Ai tha se Forumi i cili mbahet në Prizren është fillimi i madh i aktiviteteve që dy Odat do të kenë në vijim. Po diskutojmë për të pas panaire të përbashkëta, promovimin e përbashkët të produkteve.

“Gjendemi edhe para një sfide të madhe e ajo është çfarë do të ndryshojmë ne në shkëmbimin tregtar në mes të dy vendeve. Nga të gjitha diskutimet që i kemi bërë del se duhet të fillojmë ri kooperimin e perceptimit të konsumatorëve te të dyja tregjeve për mallrat tona. Konsumatori shqiptar duhet ta vlerësoj dhe të konsumoj më shumë produkte kosovare dhe konsumatori kosovar duhet ta vlerësoj dhe konsumoj më shumë produktet shqiptare”, theksoi Shkodra. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kqyr me sy se o’ për ty - “Holiday In 2”

Kqyr me sy se o’ për ty - “Holiday In 2”

Edil Project
Ymer Fejzullahu zgjedhet President i ECRB-së, Kosova udhëheq organin rajonal të rregullatorëve të energjisë

Ymer Fejzullahu zgjedhet President i ECRB-së, Kosova udhëheq organin rajonal të rregullatorëve të energjisë

Ekonomi
Udhëto me PrishtinaTicket, përfito Falas Check-in, bagazh deri 20kg dhe çantë dore

Udhëto me PrishtinaTicket, përfito Falas Check-in, bagazh deri 20kg dhe çantë dore

Prishtina Ticket
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Ftesë për ofertë për shërbimet e implementimit në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e implementimit në rrjetin e IPKO

IPKO
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kalo në kategori