Vetëm pasi panë fotografinë e kuptuan se fëmijët u kishin vjedhur diçka! (Foto)


Një përdorues i Reddit ka bërë këtë fotografi të së dashurës së tij, në të cilën shihen disa fëmijë duke ia vjedhur orën asaj.
Siç shkruhet në përshkrimin e fotos/ngjarjes, (nëse është për tu besuar) bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Tajlandë, përcjell Telegrafi.
Po sipas përshkrimit, çifti nuk e kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur me orën e humbur, derisa panë fotografinë.
Gjithsesi ata janë treguar të kujdesshëm, duke mbuluar fytyrat e fëmijëve.
Kjo pasi që sipas tyre, “ata nuk janë kriminelë – ata po abuzohen nga të moshuarit të cilët po i bëjnë të tillë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































