Të dy golat e bavarezëve u shënuan kur po afrohej fundi i takimit. Goli i parë u shënua nga Bastian Schweinsteiger (82'), i cili realizoi me kokë pas një harkimi të shkëlqyer të Xherdan Shaqirit, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të.

Shumë shpejt erdhi edhe goli dytë, të cilin e realizoi Mario Gotze (87’). Franck Ribery ishte asistues.


baytitull

Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmundi që me rezultat 3-0 ka fituar në udhëtim te Hannoveri.

Mats Hummels (43’), Robert Lewandowski (52’) dhe Marco Reus (90’+1).

Bayern Munichu ka 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë, BVB, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u zhvilluar, gjegjësisht edhe 24 pikë janë në lojë.

Kjo do të thotë se bavarezëve u nevojitet edhe një fitore për t’u shpallur matematikisht kampion që në xhiron e ardhshme të Bundesligas. /Telegrafi/

telegrafi sport app