LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth ores 15:30.


Një lexues i ka dërguar Telegrafit, një video të shkurtër ku shihet vetura e aksidentuar dhe në skaj të rrugës, disa persona që i kanë ofruar ndihmë të lënduarit.

Deri në publikimin e lajmit, nuk ka pasur deklarim zyrtar nga organet e policisë.