LAJMI I FUNDIT:

Veselinoviqi fotografohet përsëri me vëllanë e presidentit Vuçiq, gjatë një fushate zgjedhore

Veselinoviqi fotografohet përsëri me vëllanë e presidentit Vuçiq, gjatë një fushate zgjedhore

Pas publikimit të një fotografie të parë në të cilën shihet vëllai i presidentit të Serbisë bashkë me Zvonko Veselinoviqin, në një restorant, tanimë thuhet se ka dalë edhe një fotografi tjetër në të cilën ata shihen brenda një agjencie marketingu.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një foto të vitit 2014 në të cilën Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviq shihen brenda një agjenci reklamash të angazhuar nga SNS gjatë fushatës zgjedhore në mars të atij viti.


Kjo, po sipas mediave serbe, është dëshmia e dytë që tregon lidhjet e mundshme të ngushta të vëllait të presidentit aktual dhe biznesmenit kontradiktor nga veriu i Kosovës, emri i të cilit lidhet me krime të shumta.

Pamje që po bëjnë bujë në Serbi dhe jo vetëm: Veselinoviqi fotografohet me vëllanë e presidentit Vuçiq (Foto)
Lexo po ashtu Pamje që po bëjnë bujë në Serbi dhe jo vetëm: Veselinoviqi fotografohet me vëllanë e presidentit Vuçiq (Foto)

Ndryshe, siç është raportuar po nga mediat serbe më herët, Veselinoviq dhe vëllai i presidentit serb, Andrej janë fotografuar së bashku edhe në një restorant në Kopaonik.

“Në fund të marsit 2015, Red Star luajtën një lojë të basketbollit kundër Albe-s gjermane për çerekfinalet e Euroligës. Ngjarjen e kanë përcjellë edhe pesë burra nga ekrani në restorantin ‘Salas 137’ në Kopaonik … dhe në mesin e tyre ishin Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq”, ishte thënë.

Madje, siç thuhej më tej, ata ishin në disponim të mirë – bisedonin, pinin dhe qeshën.

Gjithashtu, siç bëhej e ditur më tej, një skenë e tillë normale nuk do të tërhiqte vëmendjen, megjithatë, në tryezë ishin dy burra me ndikim – një nga bota e politikës, ndërsa tjetri nga bota e krimit.

Ndryshe, siç shkruhej më tej, Veselinoviq në raportet e policisë dhe të shërbimeve të sigurisë, tek të cilët kanë ardhur gazetarët e Krik dhe Organizatës Botërore për Raportimin e Korrupsionit (OCCRP), është i njohur si lideri i grupit që kanë të bëjnë me kontrabandimin e drogës, armëve dhe naftës, si dhe të pastrimit të parave.

Në publik, Veselinoviq pretendon se nuk merret me krimin, por ai u pasurua ligjërisht.

Megjithatë, krahu i djathtë i tij, Milan Radoiçiq, është i dyshuar në Kosovë, se është përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, vrasje e ndodhur në janar të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori