LAJMI I FUNDIT:

Pamje që po bëjnë bujë në Serbi dhe jo vetëm: Veselinoviqi fotografohet me vëllanë e presidentit Vuçiq (Foto)

Pamje që po bëjnë bujë në Serbi dhe jo vetëm: Veselinoviqi fotografohet me vëllanë e presidentit Vuçiq (Foto)

Biznesmeni nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Andrej janë fotografuar së bashku në një restorant në Kopaonik, shkruan portali hulumtues KRIK, pjesë e Organizatës Botërore për Raportimin e Korrupsionit (OCCRP), i cili edhe ka publikuar fotografitë.

“Në fund të marsit 2015, Red Star luajtën një lojë të basketbollit kundër Albe-s gjermane për çerekfinalet e Euroligës. Ngjarjen e kanë përcjellë edhe pesë burra nga ekrani në restorantin ‘Salas 137’ në Kopaonik … dhe në mesin e tyre ishin Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq”, ka shkruar ky portal, përcjell Telegrafi.

Madje, siç thuhet tutje, ata ishin në disponim të mirë – bisedonin, pinin dhe qeshën.

Po sipas këtij portali, shkrimin e të cilit e kanë shpërndarë edhe media tjera në Serbi, një skenë e tillë normale nuk do të tërhiqte vëmendjen, megjithatë, në tryezë ishin dy burra me ndikim – një nga bota e politikës, ndërsa tjetri nga bota e krimit.

Kush është Milan Radojiçiq, i kërkuari për vrasjen e Ivanoviqit?
Lexo po ashtu Kush është Milan Radojiçiq, i kërkuari për vrasjen e Ivanoviqit?

Mysafiri i cili kishte fotografuar takimin ka shpjeguar se ai ishte i befasuar për të parë këta dy së bashku pasi ai kishte lexuar se Veselinoviq ishte përshkruar si kriminel.

Ai i ka fotografuar me një telefon celular dhe ai thuhet se kishte frikë për një kohë të gjatë për të treguar fotografinë, duke shtuar se nuk kishte dëgjuar bisedën e tyre.

Fotografitë e dërguara nga një lexues: Zvonko Veselinoviq (majtas) në një takim miqësor me Andrej Vuçiqin (djathtas). Identiteti i njeriut në mes është i panjohur.

Ndryshe, siç shkruan portali në fjalë, Veselinoviq në raportet e policisë dhe të shërbimeve të sigurisë, tek të cilët kanë ardhur gazetarët e Krik dhe Organizatës Botërore për Raportimin e Korrupsionit (OCCRP), është i njohur si lideri i grupit që kanë të bëjnë me kontrabandimin e drogës, armëve dhe naftës, si dhe të pastrimit të parave.

Në publik, Veselinoviq pretendon se nuk merret me krimin, por ai u pasurua ligjërisht.

Megjithatë, shkruan KRIK, krahu i djathtë i tij, Milan Radoiçiq, është i dyshuar në Kosovë, se është përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, vrasje e ndodhur në janar të vitit të kaluar.

Dalin përgjimet e politikanëve serbë pas vrasjes së Ivanoviqit, ata përmendin emra (Video)
Lexo po ashtu Dalin përgjimet e politikanëve serbë pas vrasjes së Ivanoviqit, ata përmendin emra (Video)

Ndërkohë, në një bisedë telefonike me një gazetar të KRIK-it, Veselinoviç ka mohuar të ketë pasur ndonjë takim të tillë me Andrej në Kopaonik, përcjell Telegrafi.

“E kam takuar atë dikur vetëm me një përshëndetje para vitit 2012. Unë nuk e njoh, as nuk kam ndonjë kontakt me të”, citohet të ketë thënë ai.

“Nëse dikush thotë se më ka parë me të, është duke gënjyer. Ky është një tjetër dezinformim, sikurse çdo tekst rreth meje. Ju kurrë nuk keni qenë të interesuar për të vërtetën, ju keni shikuar gjithnjë për të bërë një film për të cilin jeni paguar”, ka shtuar Veselinoviq.

Dhe kur gazetarët e KRIK-ut i kanë thënë se kishin fotografi të takimit të tyre, Veselinoviq është përgjigjur: “Super, publikojeni në media. Nuk e kam parë atë, unë jam duke qëndruar prapa saj”.

Ndërsa Andrej Vuçiq nuk iu është përgjigjur thirrjeve.

KRIK shkruan se është përpjekur për të kontaktuar me të dhe përmes këshilltares së presidentit për media, Suzana Vasiljeviq, por ajo ka thënë: “Vëllai i presidentit nuk ishte një zyrtar shtetëror, dhe kështu që ne nuk jemi adresa për ta kontaktuar atë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori