LAJMI I FUNDIT:

Veseli: T’i japim Drenasit fuqizim të ri

Veseli: T’i japim Drenasit fuqizim të ri

Në takimin elektoral për kryetar të Drenasit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Drenasi I, theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Drenasin dhe të ardhmen e qytetarëve të saj.

“Në këto zgjedhje, të padëshirueshme për ne, do të tregojmë dhe dëshmojmë unitetin dhe konfirmohet gatishmëria e qytetarëve për ta mbështetur e fuqizuar PDK-në në Drenas, me kandidatin për kryetar, Ramiz Lladrovcin”, theksoi Kadri Veseli dhe potencoi që kjo fitore le të jetë e fuqishme.


“Drenasi meriton një lidership të fuqishëm, që do të jetë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij, i tillë është Ramiz Lladrovci”, theksoi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kandidati i PDK-së, për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi se qytetari është në qendër të vëmendjes së tij, dhe përkrahja e fuqishme vije në kohën e sfidës së radhës për PDK-në.

“Gjatë këtyre ditëve, mora një përkrahje të fuqishme dhe ju falënderoj. Ju jeni motivimi im që të bëj më të mirën e mundshme për infrastrukturën dhe prioritetet tjera që jetën tuaj e bëjnë më të mirë e më të begatë”, theksoi Ramiz Lkadrovci.

Ai ftoi qytetarët të dëshmojnë unitetin e Drenicës, unitetin e PDK-së, fuqinë e vullnetit për një të ardhme sa më të mir, duke dalë në votime dhe të votojnë, PDK-në dhe numrin 13, sepse Drenica ishte dhe është unike.

Pas takimit në zonën prej nga vije Ramiz Lladrovci dhe në Drenasi I, fushata ka vijuar në Drenasi II dhe Drenasi III./Telegrafi/