Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane, me të cilët ka diskutuar për çështjet që pengojnë zhvillimin e komunitetit të biznesit dhe si rezultat zhvillim e përgjithshëm ekonomik në vend.
Veseli është shprehur se duhet përpiluar politikat ekonomike, në mënyrë që ato t’u shërbejnë bizneseve.
Ai ka thënë se një strategji për përgatitjen e fuqisë punëtore që përmbush nevojat dhe kërkesat e tregut, si dhe transformimi i politikave ekonomike, duhet të jenë ndër prioritetet kryesore për të nxitur zhvillimin ekonomik në vend.
Kryeparlamentari po ashtu, ka diskutuar për rëndësinë e prioriteteve të institucioneve përkatëse të vendit të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, luftimin e ekonomisë joformale, ofrimin e politikave të favorshme fiskale dhe luftimin e monopoleve, që të gjitha bizneset të operojnë në mënyrë të barabartë.
Në këtë aspekt, Veseli ka inkurajuar të gjithë komunitetin e biznesit që të dorëzojnë një kërkesë të përbashkët, e cila përfshin tri prioritetet kryesore që ky institucion duhet t’i ketë në agjendë. Ai ka pohuar se këto prioritete do të merren parasysh, përfshirë kërkesën për rifunskionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime.
“Vetëm të koordinuar, së bashku, duke dialoguar dhe bashkëpunuar, mund të ecim përpara në rrugën më të shpejtë të zhvillimit ekonomik. Bizneset janë aset shumë i rëndësishëm, që, me rritjen e tyre, mund të ndikojnë në punësimin e qytetarëve. Unë, si Kryetar i Kuvendit, do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetjen institucionale për të ndihmuar dhe lehtësuar të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Veseli.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ndërkaq, në emër të bizneseve anëtare, ka falënderuar Veseli për mbështetjen dhe shtyrjen para të disa ligjeve të rëndësishme në fushën e zhvillimit ekonomik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur