LAJMI I FUNDIT:

Veseli: SHBA gjithmonë mbështetëse e Kosovës

Veseli: SHBA gjithmonë mbështetëse e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë i ftuar në pritjen e parë zyrtare në Rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në këtë pritje ndër të tjera ka theksuar që Ambasada Amerikane në Prishtinë ka qenë gjithmonë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes.


“Në pritjen e veçantë në Rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, theksova se për shqiptarët, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka qenë gjithmonë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes”, ka shkruar Veseli.

Mësohet se në këtë pritje në Rezidencën e ambasadorit amerikan, kryeparlamentari Veseli ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme që kanë bërë për popullin e Kosovës si në kohën e luftës, po ashtu edhe në paqe.

Veseli ka ritheksuar qëndrimin e tij se për shtetin e Kosovës nuk ka aleat më të rëndësishëm sesa SHBA-të dhe miqësia Kosovë-SHBA do të jetë e përhershme. /Telegrafi/