Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Fushë-Kosovë, ku kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Adem Zogjani, ka shpalosur platformën qeverisëse të PDK-së.
Veseli ka thënë se po e sheh besimin e madh në Forcën e Ndryshimit të PDK-së edhe në mesin e përkrahësve në Fushë-Kosovë.
“Fushë Kosova ka nevojë për qeverisje tjetër. Fushë Kosova meriton të qeveriset ndryshe. Fushë-Kosova është komuna me rritjen më të madhe urbane, prandaj ka nevojë urgjente për projekte kapitale”, ka thënë Veseli, përcjell Ekonomia Online.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk do të lejojë që kjo komunë të mbetet e zhytur në kaos urban, në mbeturina, ujëra të zeza dhe ndotje ekstreme urbane.
Pas fitores së Adem Zogjanit, Veseli ka thënë se menjëherë do të fokusohen te shëndetësia.
“Ne do ta ndërtojmë spitalin e Fushë-Kosovës. Fushës-Kosovës i duhet një spital modern. Qendrat e mjekësisë familjare nuk mjaftojnë. Ne kemi gati vendimin, projektin dhe mundësitë buxhetore për ta bërë. Aty ku të tjerët dështojnë, ne korrim sukses. Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës, partia e ndryshimit dhe zhvillimit të vendit”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së ka thënë se të gjitha projektet për infrastrukturë, shkolla dhe agrobiznes që ka prezantuar kandidati i PDK-së për Kryetar të Fushë Kosovës, Adem Zogjani, do të kenë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për të parin e Fushë Kosovës, Adem Zogjani, ka thënë se Fushë Kosova meriton një qeverisje më të mirë dhe se qeverisja e tij do ta largojë korrupsionin nga kjo komunë, do të jetë më e përgjegjshme, më transparente dhe më llogaridhënëse ndaj qytetarëve të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit