LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Viti: Dekada e Re me orientim euro-atlantik

Veseli në Viti: Dekada e Re me orientim euro-atlantik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar takim me strukturat e reja të degës së PDK-së në Viti, dhe me këtë rast, potencoi unifikimin më të madh të PDK-së dhe shprehu falënderim për të pranishmit dhe kontribuuesit e kësaj dege për angazhimin për të ecur përpara në zbatimin e platformës Dekada e Re.

Duke folur për zgjedhjet e brendshme,  Veseli vlerësoi procesin demokratik dhe gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen masive në të gjitha nëndegët dhe degët e PDK-së, duke potencuar se ne kemi vizion, qëllim dhe përkushtimin e të gjithëve për t’i dhënë energji vendit tonë.

“PDK është forca më e madhe politike e cila ka transformuar shtetin që nga pavarësia e deri tek konsolidimi i plotë. Në këtë rrugëtim, PDK ka realizuar projektet më të mëdha në të gjitha fushat e qeverisjes. Por, po ashtu janë bërë edhe gabime nga të cilat PDK është përmirësuar dhe ka larguar e po pargon nga vetja njerëz që kanë keqpërdorur PDK-në dhe shtetin. Ndërkohë nga përmirësimet po na bashkohen shumë të rinj e të reja, profesionistë të profileve shumë të vlefshme për Dekadën e Re”, tha Veseli.

Ai ka folur edhe për nismën e tij për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

“Sa për të kaluarën, ne kemi pjesën e kontributit dhe kërkojmë që të mos cenohet nga askush, as për UÇK-në, as për luftën tonë të drejtë. Unë kam marrë një iniciativë për Tribunalin, vetëm për të drejtën e kombit tonë. Mos të lejojmë që të cenohet gjaku ynë, por edhe në të ardhmen mos të na përsëritet. Është shumë e rëndë kur i kujtojmë sakrificat. Ne jemi faqebardhë që të krijojmë perspektivë për Ballkanin dhe për Kosovën, duke u orientuar nga e ardhmja që të  kemi ekonomi të zhvilluar dhe perspektivë, për inovatorin e ndërmarrësin, të riun dhe të rejat”, tha Veseli.

Duke folur për Komunën e Vitisë, Veseli tha se ajo ka resurse të mëdha, si ato humane që janë shfrytëzuar minimalisht e deribteknato natyrore që ende nuk janë shfrytëzuar fare.

“Ejani ta bëjmë këtë transformim  që njerëzit t’i orientojmë nga vendet e reja të punës. Duhet të kemi besim se mund të ecim përpara. Ashtu siç me besim e mundëm Serbinë. Me përgjegjësi e angazhim e vendosmëri do të ecim përpara. PDK po rritet, njerëzit po vijnë me ne dhe ne duhet të jemi me ta. Disa po largohen dhe mirë po bëjnë që po largohen. Njerëzit e rinj i duhen vendit që nuk mendojnë vetëm për vetveten. Secili prej jush veçanërisht rinia duhet të bëjmë që ëndrrat e rinisë të jenë pjesë e realitetit”, tha Veseli.

Ai ftoi aktivistët të punojnë me qytetarët në terren, sepse, çdo lagje e çdo fshat në Viti nuk ka adresë më të mirë se PDK-në.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori