LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Skenderaj: Dekada e Re për ta fuqizuar Kosovën

Veseli në Skenderaj: Dekada e Re për ta fuqizuar Kosovën

Qindra të rinj të Komunës së Skenderajt kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike.

Aty të pranishëm ishin edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, kryetari i degës, Sami Lushtaku, ministrat Uran Ismaili e Abelard Tahiri dhe personalitete të tjera.


Siç thuhet në kumtesën e PDK-sb, kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, tha se është krenar që Dekadën e Re po e fillon në Drenicë, në vendin e zhvillimeve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Nuk ka parti shqiptare që ka bërë më shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar sesa Partia Demokratike e Kosovës. Njerëzit e PDK-së, jo vetëm para dhe gjatë luftës,  por edhe pas saj, kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për krijimin dhe transformimin e Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

Ai theksoi se kur rinia e Drenicës ka besuar dhe ka luftuar për lirinë e Kosovës, pak njerëz e kanë besuar se mund të arrihet një gjë e tillë.

Veseli tha se PDK është fituese dhe parti me besimin më të madh, sepse rolin më të madh gjithmonë ia beson rinisë. Ai përmendi me radhë të gjitha figurat e Rinisë Demokratike ndër vite të cilat sot udhëheqin partinë dhe vendin.

Ai tha se të rinjtë do të kenë rol edhe më të madh në Dekadën e Re, për ta transformuar dhe fuqizuar PDK-në dhe Kosovën.

“Ky masivizim i rinisë që po i bashkohet PDK-së, është treguesi më i mirë se sukseset e PDK-së në reformim dhe rritje janë të garantuara”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori