LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Llapjanët duhet ndryshuar udhëheqjen

Veseli: Llapjanët duhet ndryshuar udhëheqjen

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në tubimin elektoral në Podujevë bashkë me kandidatin për kryetar të këtij qyteti, Hajredin Hyseni iu tha llapjanëve se vetëm një javë ka mbetur nga data e madhe e 22 tetorit, ditës së fitores së PDK-së dhe Hajredin Hysenit, për ndryshimin e Podujevës.

Veseli theksoi se ka pak vende që aq shumë i kanë dhënë lirisë dhe kanë ndryshuar fatin e vendit të vet sa i kanë dhënë Podujeva historisë së Kosovës.


I pari i PDK-së kërkoi nga llapjanët që më 22 tetor të bëhen bashkë për ndryshimin e Podujevës dhe ta heqin nga qeverisja një udhëheqje e cila sipas tij është shndërruar në sundim autokrat, pasi nuk i kanë borxh askujt.

Ai premtoi përkrahje të plotë për kandidatin e PDK-së për kryetar, Hajredin Hyseni, duke thënë se nuk do të ketë premtim të tij që nuk do të realizohet qind për qind.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajradin Hyseni, tha se i vetëdijshëm për sfidat që e presin në krye të komunës, por shprehur besimin e plotë se do t’ia dalë bashkë me qytetarët dhe ekipin e tij profesional e të vendosur për të ndryshuar Podujevën.

Hyseni theksoi se programi i tij qeverisës është i bazuar në nevojat dhe mundësitë që ekzistojnë. Ai ka ftuar qytetarët që të fillojnë një epokë tjetër me 22 tetor dhe ta kthejnë për së mbari.

Në këtë tubim qendror të PDK-së në Podujevë, janë prezantuar edhe kandidatët për asamblenë komunale të Podujevës. /kp/Telegrafi/