LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon nga Franca e Gjermania vendimmarrje të shpejtë për liberalizim të vizave

Veseli kërkon nga Franca e Gjermania vendimmarrje të shpejtë për liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, në takim i diskutua për Samitin e Parisit, për zhvillimet politike në vendin tonë dhe rreth tij, raportet me fqinjët dhe në mënyrë të veçantë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.


“Kryeparlamentari Veseli falënderoi zyrtarët e lartë gjermanë dhe francezë për mbështetjen që vendet e tyre i kanë dhënë Kosovës në etapa të ndryshme, si dhe për interesimin e tyre të vazhdueshëm edhe për proceset aktuale dhe ato të cilat e presin vendin tonë në të ardhmen. Veseli konfirmoi qëndrimin e institucioneve të Kosovës për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila do thotë njohje e pavarësisë Kosovës nga Serbia dhe do t’i hapte rrugë shtetit të Kosovës për anëtarësim në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë, si dhe do të normalizonte raportet midis Kosovës dhe Serbisë, si vende të pavarura dhe sovrane. Në këtë funksion, ai tha se takimi i Parisit paraqet një rast për të rifilluar dialogun, deri në marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen reciproke midis dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova ndihet e sigurt në çdo proces kur ka në krah miqtë të mëdhenj si SHBA, Gjermania dhe Franca.

Ndër të tjera njoftimi thekson se në këtë takim, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë që vendet e tyre duhet të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranojë asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Gjatë takimit me delegacionin franko-gjerman, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe për iniciativën e tij formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. Ai ka thënë se mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë e masakruar nga forcat paramilitare të shtetit serb dhe edhe pas 20 vjetësh drejtësia nuk i ka gjykuar kriminelët. Andaj, siç ka thënë Kreu i Kuvendit, Tribunali është i pashmangshëm dhe do të ndodhë, ndërsa ka theksuar se drejtësia vetëm sa i kontribuon paqes së qëndrueshme mes dy popujve dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori