Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vazhduar turin e dëgjimit me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së ekonomisë, për të bashkëbiseduar për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane tha se është shqetësuese që kompanitë e huaja të cilat po vijnë në Kosovë, nuk po mund të gjejnë punëtorë sepse të gjithë janë të interesuar të punojnë në institucione publike.
Ai tha se dikush duhet tu tregoj studentëve dhe të rinjve se ka përfunduar koha e punësimit në institucione publike dhe ata duhet orientuar në sektorin privat.
I pranishëm në diskutim ishte edhe Wilhelm Hicking, ekspert i ekonomisë nga Gjermania, i cili tregoi eksperiencën e vendit të tij për zhvillimin ekonomik e cila sipas tij ka ndodhur përmes përgatitjes profesionale të kuadrove për tregun e punës.
Ai propozoi që edhe Kosova e cila ka një numër të madh të papunëve të fokusohet në përgatitjen profesionale të punëtorëve.
Inxhinieri Ermal Gashi, ka propozuar investime të fokusuara në teknologji të informacionit dhe programim, fushë kjo e cila sipas tij sot paguhet më së shtrenjti në botë dhe Kosovë sipas tij ka shumë potencial human.
“Në akademi me investu sa më shumë, në trajnime profesionale në shkolla të larta profesionale sepse kthimi i investimit bëhet shumë shpejt”, tha Gashi.
Pasi dëgjoi idetë e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, kryetari Veseli tha se idetë e tyre do t’i shërbejnë shumë për të ardhmen dhe platformën për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve.
“Nuk mund të ketë perspektivë të qytetarëve pa pasur perspektivë ekonomike. Edhe shteti ynë nuk mund të ketë dimension real të integrimit euro atlantik, pa qenë një shtet i zhvilluar”, tha kryetari Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë