LAJMI I FUNDIT:

A vërteton kjo video se jetojmë në një simulim? Fenomeni i çuditshëm është shikuar miliona herë, por mund të ketë një shpjegim

A vërteton kjo video se jetojmë në një simulim? Fenomeni i çuditshëm është shikuar miliona herë, por mund të ketë një shpjegim

Një video shqetësuese që ngjall teorinë e ‘gabimit në Matrix’ është bërë virale në TikTok, kjo pasi një grua kapi momentin kur pulat u ngrinë si statuja në oborr, por duket se ekziston një shpjegim logjik për këtë.

Momenti u kap nga përdoruesja në TikTok, Brianna Antoinette dhe videoja është parë më shumë se 14 milionë herë vetëm në atë platformë, transmeton Telegrafi.


Pulat e saj lëviznin në oborr sa nga njëra anë tek tjetra, por, në një moment u ngrinë sikur koha të ishte ndalur. Antoinette mbeti shumë konfuze duke mos ditur fillimisht se çfarë po ndodhte.

@brianna_antionette What in the world happened to the chickens🤯😵‍💫🫨 #viral #fyp ♬ original sound – ✨BRI✨

Ky momenti i pashpjegueshëm ngjalli teorinë e famshme të ‘gabimit në Matrix’, ideja se i gjithë njerëzimi jeton në një simulim, dhe se të gjithë “jemi të programuar”. Prandaj, njerëzit besojnë se arsyeja pse shohim fenomene të çuditshme dhe të pashpjegueshme është për shkak të gabimeve në simulim.

“Kjo është ndoshta prova më e mirë që kam parë për ‘gabimin në Matrix’”, shkroi një përdorues.

Megjithatë, fenomeni në këtë video mund të ketë një shpjegim më real.

Duke folur për Newsweek, gruaja shpjegoi se të gjitha pulat do të ngrinin me qëllim në vend në mënyrë instinktive sa herë që shohin një skifter lart në qiell, në mënyrë që të mos vihen re me lëvizjet e tyre dhe të mos bëhen pre.

“Është një reagim i natyrshëm, që pulat të ngrijnë kur ndjejnë rrezikun, për të mos u pikasur nga një grabitqar! Burri im kishte dalluar një skifter sipër tyre kur doli nga shtëpia, dhe kjo nuk ishte vërejtur në video, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Depresioni

Depresioni

Kalo në kategori