LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Kosovë, listat e partive politike me kandidatët për deputetë dhe lehtësimi i masave antiCOVID19 – ngjarjet që shënuan javën që lamë pas

Vërshimet në Kosovë, listat e partive politike me kandidatët për deputetë dhe lehtësimi i masave antiCOVID19 – ngjarjet që shënuan javën që lamë pas

Javën që lamë pas vendi është përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës, ndërsa në shumë komuna janë shkaktuar dëme të mëdha.

Po ashtu, gjatë javës së kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të zhvillohen me 14 shkurt, ndërsa po ashtu partitë politike kanë publikuar listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.


Të premten që lamë Qeveria e Kosovës mori vendim për lehtësimin e masave antiCOVID-19.

Përmbytjet në Kosovë, ende nuk dihen dëmet që u shkaktuan

Shumë komuna javën e kaluar u goditën nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës, ndërsa si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore si dhe në banesa e shtëpi banimi.

Por pavarësisht kësaj ende zyrtarisht nuk ka ndonjë të dhënë se sa është vlera e dëmeve që janë shkaktuar nga këto vërshime.

Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica, Vushtrria etj.

Për shkak të vërshimeve disa familje janë detyruar të evakuohen, ndërsa Kamenica ka shpallur edhe gjendjen emergjente.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria do të formojë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve që u preken nga përmbytjet.

KQZ: Më 14 shkurt, 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka bërë të ditur se ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të zhvillohen më 14 shkurt.

Në zgjedhjet e përgjithshme do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka po ashtu ka takuar kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi lidhur me përgatitjet për zgjedhjet të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen 14 shkurt 2021, transmeton Telegrafi.

“Daka vlerësoi bashkëpunimin në proceset e kaluara me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të votës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi njoftoi kryetaren e KQZ-së se Prokuroria e Shtetit do të angazhohet në këto zgjedhje, ashtu si në të kaluarën, për mbrojtjen e votës.

“Ai bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit do të angazhojë një numër të caktuar prokurorësh të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore në bazë të kompetencave dhe Ligjit”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

Sipas njoftimit të KQZ-së, mbi 75 për qind e aplikuesve që janë kontaktuar deri më tani, janë lajmëruar në telefon.

Lehtësohen masat ntiCOVID-19

Të premten, më 15 janar Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCOVID-19.

Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.

“Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

Partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputetë

Paritë politike tashmë kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Lista Serbe etj kanë publikuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori