LAJMI I FUNDIT:

Vendosen grafite pro ruse “Z” në veriun e Kosovës

Vendosen grafite pro ruse “Z” në veriun e Kosovës

Në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafite pro ruse “Z”, e cila është simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.

Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë.

Këto veprime janë shtuar në veçanti tani para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, të cilat priten të mbahen në Serbi, ndërkaq KosovaPress nga burime të veta merr vesh se këto grafite janë shënuar nga aktivistë të Listës “Srpska”.

Presidenti serb Vuçiq është duke u munduar që të tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat është duke u përballur duke u munduar që të zhvendos vëmendjen rreth temës së Kosovës. Ai përmes Listës “Srpska” është duke u munduar që te fitojë vota nga temat nacionaliste dhe elementet pro ruse në shoqërinë serbe.

Ndërkohë që lufta në Ukrainë është duke vazhduar, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia nuk ka ndaluar as transmetimin e mediave shtetërore ruse, të cilat janë cilësuar si transmetues të propagandës ruse.

Ndërsa që mediat serbe vazhdojnë të publikojnë artikuj në mbështetje të Rusisë. Në Beograd janë mbajtur protesta në mbështetje të agresionit rus dhe janë shfaqur murale të Putinit, ndërkohë që kompania ajrore “Air Serbia” gjithashtu së fundi është kritikuar edhe për rritje të numrit të fluturimeve me Rusinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori