LAJMI I FUNDIT:

Vera e kuqe, kafja, pemët dhe perimet i mbrojnë femrat nga kanceri i gjirit

Vera e kuqe, kafja, pemët dhe perimet i mbrojnë femrat nga kanceri i gjirit

Femrat që pinë kafe, verë të kuqe dhe konsumojnë pemë e perime rregullisht mund të jenë më të mbrojtura nga kanceri i gjirit.

Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i kancerit post-menopauzal të gjirit mund të reduktohet te femrat që i konsumojnë artikujt e lartcekur, transmeton Telegrafi.


Kafja, vera, pemët dhe perimet përmbajnë acide felonike, të cilat është zbuluar se kanë efekte mbrojtëse nga kanceri.

Mjedrat, boronicat, mollët, pemët citrike, qepët, kakao dhe drithërat janë burime shumë të pasura me këtë acid.

Studimi ka përfshirë mbi 10,000 femra me kancer të gjirit dhe ka përfshirë faktin se sa shumë acide felonike ato konsumojnë.

Hulumtuesit kështu kanë zbuluar se ato femra të cilat konsumojnë ushqime të lartcekura kanë 65% rrezik të reduktuar të këtij kanceri.

Edhe acidet klorogjenike që gjenden në kafe, pemë dhe perime kanë efekte të fuqishme mbrojtëse.

Ekspertët kanë thënë se kjo dietë me shumë mundësi e zvogëlon inflamacionin e indeve yndyrore, stresit oksidativ i cili mund t’i dëmtojë indet apo rezistencën e insulinës. /Telegrafi/