LAJMI I FUNDIT:

Veprimet qesharake të shoferëve nëpër pistën e makinave (Video)

Veprimet qesharake të shoferëve nëpër pistën e makinave (Video)

Pista e makinave në Nurburgring të Gjermanisë, është bërë shpesh pjesë e lajmeve për veturat e reja, garat e ndryshme dhe aksidentet e shpeshta.

Këto të fundit, zakonisht janë bërë nga shoferë amatorë, që provuan makina shumë të shpejta, derisa njohuritë e tyre mbi ngasje, lënë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.


Por, kësaj radhe janë disa ngasës, që i kanë bërë të gjithë të qeshin me veprimet e tyre, ndërsa nuk pësuan ndonjë aksident.

Videoja e postuar më poshtë, shfaqë disa prej atyre që ishin më të shoqërueshëm dhe nuk hezituan t’i përshëndesin të pranishmit. /Telegrafi/